Mirë se erdhët në faqen zyrtare të LKÇK-së
- 2008
- 04.07.2008
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) bën thirrje: O rrugaqë, ejani merrni diploma!
Ministria e Arsimit dhe institucionet e saja kanë urdhëruar shkollat që nxënësit të cilët për ndonjë arsye janë përjashtuar nga shkolla të futen në provime të klasës. Është një vendim ky i cili i mundëson asaj kategorie nxënësish që përmes provimeve klasore të futen përsëri në shkollë, të futen në provime dhe të mbarojnë klasën përkatëse. Me këtë vendim, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë bie në kundërshtim me rregulloret shkollore të cilat ajo vetë i ka përpiluar e që pretendon t´i zbatojë nëpër shkollat tona.
- 02.07.2008
Bashkimi kombëtar dhe alternativat
Procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan duket se nuk ka përfunduar. Ky proces në Europë ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. Duke pasur parasysh faktin se Ballkani gjithmonë i ka pasur sytë kah Europa, e ka pasur dhe e ka model atë, atëherë mund të thuhet se procesi i formimit të shteteve-kombe në Ballkan është një proces-prapavajtës i vonuar, që po ndodh këtu me një vonesë gati 140 vjeqare.
- 26.06.2008
KËMBËT E QELQTA TË SHTETIT TË KOSOVËS
Kosova e pas statusit vazhdon të ballafaqohet me një realitet të veçantë. Edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga disa shtete të fuqishme, jo-funksionaliteti i shtetit të Kosovës është karakteristika themelore e tij, por edhe sfida më serioze në të ardhmen.
- 23.05.2008
JEMI KUNDËR NJË LIGJI DISKRIMINUES QË SHKEL DHE FALSIFIKON HISTORINË TONË
Siç u pa, ligjin për festat e votuan 46 deputetë. Ata që votuan për të, pranuan të bëhen përfaqësuesit legjitim të kompromisit tjetër të rëndë, i cili Kosovën me shumicë absolute shqiptare dhe kështjellë të pamposhtur nga armiqtë, truallin që e mbajti lartë flamurin e kombit, nuk dënjuan përsëri, ta trajtojnë pa bazë si shtet multietnik, shoqëri multietnike, me simbole multietnike, festa multietnike...
- 21.05.2008
28 Nëntori i paharruar
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet ta miratojnë një projektligj të tillë. Ata duhet me forcë ta kundërshtojnë një gjë të tillë. Disa prej deputetëve të këtij kuvendi, kanë vuajtur në kurrizin e tyre torturat më çnjerëzore nga pushtuesit nëpër burgjet jugosllave, pikërisht për këtë flamur të lavdisë e krenarisë kombëtare. Disa prej deputetëve të Kosovës kanë qenë bashkëluftëtar të dëshmorëve të kombit, që kanë dhënë jetën për liri, pavarësi e flamur. Dëshmorë e kombit janë mbuluar me flamur kombëtar dhe janë përcjellë në banesën e tyre të fundit. Prandaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të lejojnë kurrsesi që data 28 nëntor, të mos figurojë si festë kombëtare. Nëse në damarët e tyre rrjedh gjak i kulluar shqiptar, ata nuk duhet të pajtohen me këtë projektligj...
- 21.05.2008
MOHIMI I IDENTITETIT KOMBËTAR NË EMËR TË SHTETIT TË KOSOVËS
Sot kur në Kosovë mbi 90% të qytetarëve janë shqiptarë, e që mbijetuan pas kaq dekadash të robërisë dhe pushtimit të egër, pas kaq luftërash e mundimesh të pashembullta, pikërisht pas ndarjes së kësaj pjese nga Serbia, gjëra të tilla janë poshtërim dhe fyerje e madhe dhe absolutisht veprime të pamatura, të dëmshme, të pajustifikueshmë dhe me prirje antikombëtare. Nuk ishte e lehtë rruga për të ardhur deri këtu ku jemi sot. Dhe sigurisht që jemi në një pozitë më të mirë se sa që ishim dje. Të gjithë duhet ta dinë, se kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme u përshkua duke e ruajtur të fortë tabanin kombëtar dhe qenien shqiptare të kësaj treve të martirizuar të Shqipërisë.
- 19.05.2008
Mohimi i 28 nëntorit kulmi i turpit të Qeverisë së Kosovës
Mos të harrojmë, se me miratimin e këtij projektligji, deputetët bien në një gabim fatal historik ku do ti vrasë ndërgjegjja e tyre përjetë sepse një ditë do të turpërohen para brezave që do të vijnë, nipave dhe mbesave të tyre. Mund të jetë e vonë ajo ditë, kur ata do të pendohen për këtë akt të turpshëm.
- 16.05.2008
Komunikatë për media
E para sepse shënojmë 15 vjetorin e themelimit të LKÇK-së, e me ketë rast kujtojmë të gjitha ato përpjekje, mundime e sakrifica deri në vetëflijim të anëtareve dhe simpatizantëve tanë, për të vënë në jetë programin politik të LKÇK-së BASHKIMIN KOMBËTAR. E dyta ta njoftojmë opinionin e gjerë publikë se LKÇK-ja, ka kohë që i ka hyrë një riorganizimi të thellë të saj. Akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, vetëm sa e ka përshpejtuar këtë riorganizim. Për ta bërë këtë riorganizim, LKÇK-ja ka formuar KËSHILLIN PËR RIORGANIZIM, i cili është organ i vetëm udhëheqës i LKÇK-së, deri në mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm.